Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 36 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 36 nga 286 • Shqip


فَأَزَلَّهُمَا الشَّيْطَانُ عَنْهَا فَأَخْرَجَهُمَا مِمَّا كَانَا فِيهِ ۖ وَقُلْنَا اهْبِطُوا بَعْضُكُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ ۖ وَلَكُمْ فِي الْأَرْضِ مُسْتَقَرٌّ وَمَتَاعٌ إِلَىٰ حِينٍ 36
Përkthim:
Shejtani për shkak të këtij lisi i shtyri të gabojnë e t’i nxjerrë nga vendi ku ishin. “Zbritni – u tham Ne – do të jeni armik i njëri tjetrit e në Tokë do të qëndroni dhe do të jetoni deri në afatin e caktuar”. El-Bekare 2:36
Tefsiri:

Shejtani i tundoi ata nëpërmjet saj

(pemës)- Pra, i tronditi nga bazat dhe qëndrueshmëria e tyre për të mos thyer urdhrat. Këtë e arriti duke ua zbukuruar të ndaluarën, duke iu betuar atyre dhe duke u shtirur si këshilltar i mirë, që u donte të mirën. E kështu, ata u mashtruan dhe iu bindën atij.

…dhe i nxori nga ajo

(e mirë)

ku patën qenë. -

Në këtë mënyrë, ai i nxori ata nga mesi i atyre mirësive dhe kënaqësive që po shijonin, për t’u hedhur në botën e lodhjes, të mundimit dhe të përpjekjeve. Allahu i Lartësuar i kallëzon për marrëdhëniet që do të kenë mes njëri-tjetrit, njerëzit dhe xhindët, kur thotë:

Ne u thamë: “Zbritni

(dilni prej Xhenetit)

! Ju jeni armiq të njëri-tjetrit!” -

Pasardhësit e Ademit (a.s.) do të jenë armiq të Iblisit dhe të pasardhësve të tij. Dihet shumë mirë se armiku përpiqet me të gjitha mënyrat që ta godasë kundërshtarin e tij me çdo të keqe të mundshme, si edhe t’ia ndalojë e ndërpresë të mirat atij me çdo mjet dhe me çdo rrugë që ekziston. Ky është një paralajmërim, për t’u ruajtur prej Shejtanit. Allahu i Lartësuar thotë: “Shejtani është armiku juaj dhe si të tillë konsiderojeni. Ai e thërret grupin (pasuesit) e vet për t'u bërë banorë të Zjarrit.” Ndërsa në suren Kehf, ajeti 50, thotë: “Vallë, a në vend Tim, do ta konsideroni si mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërkohë që ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar dhe i padrejtë është ky (i mohuesve)!” Pastaj Allahu i Lartësuar tregon destinacionin e zbritjes:

“Në tokë ju do të keni vendbanim e strehim, dhe atje do të gjeni furnizim, deri në një afat

(të caktuar)” - Kuptimi: Për ju toka do të jetë vend qëndrimi dhe vend jetese, deri në një afat (të caktuar). Në të do të kaloni vitet e jetës suaj, për të shkuar pastaj në vendin për të cilën u krijuat dhe i cili u krijua për ju. Jeta juaj në tokë do të jetë e përkohshme, prandaj nuk meriton të quhet ‘vendprehjeje’, me plot kuptimin e fjalës. Kjo tokë është veçse një stacion, ku ne furnizohemi, për të shkuar në destinacionin përfundimtar (Xhenet). Ajo nuk është një vendqëndrim, ku ne mund të gjejmë prehjen dhe qetësinë e plotë (të përjetshme).
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 35 E ardhshme El-Bekare • Ajet 37