Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 37 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 37 nga 286 • Shqip


فَتَلَقَّىٰ آدَمُ مِنْ رَبِّهِ كَلِمَاتٍ فَتَابَ عَلَيْهِ ۚ إِنَّهُ هُوَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ 37
Përkthim:
Ademi dëgjoi disa fjalë (Urdhëra) e i zbatoi nga Zoti i vet, Ai ia pranoi pendimin dhe i fali gabimin. Ai shumë i pranon pendimet, Ai është i mëshirshëm. El-Bekare 2:37
Tefsiri:

Pastaj Ademi, prej Zotit të vet, mësoi disa fjalë

(lutjeje)- Pra, Ademi (a.s) mësoi disa fjalë e lutje, me të cilat e frymëzoi Allahu i Lartësuar. Këto fjalë ishin: "Rab-benâ dhalemnâ enfusenâ ue in lem tagfir lenâ ue terĥamnâ le nekûnen-ne minel ħâsirin! “Ata të dy (Ademi dhe Havaja)thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë dëm vetes sonë. Nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur!” [Araf 23]. Kështu, Ademi (a.s.) e pranoi gabimin që bëri dhe i kërkoi Allahut të Lartësuar që këtë gabim t’ia mbulonte dhe t’ia falte. Përgjigjja ishte:

… dhe Ai ia pranoi pendimin. Ai është Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti. -

Pra, Allahu i Lartësuar e pranoi pendesën e Ademit (a.s) dhe e mëshiroi atë. Ai është Mëshirëplotë (Raĥîm) ndaj adhuruesve të Tij. Prej mëshirës së tij është edhe suksesi që Ai u jep robërve për t'u penduar, duke i falur dhe duke ua mbuluar të metat e tyre. Pranimi i pendimit prej Allahut kuptohet në dy mënyra:

1 Me anë të suksesit për t’u penduar.

2 Me anë të plotësimit të kushteve të pranimit të tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 36 E ardhshme El-Bekare • Ajet 38