Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz! -
Allahu i Lavdëruar na urdhëron që, për të kërkuar ndihmë për çështjet tona, duhet të jemi të duruar. Ndihmën duhet ta kërkojmë me të gjitha llojet e durimit. Ka shumë lloje durimi, por ato më kryesoret janë:Vërtet, kjo është e vështirë, por jo për ata që kanë frikë… -
Domethënë, për këta të fundit është e thjeshtë kjo mënyrë e kërkimit të ndihmës. Është e thjeshtë, sepse të tillë e bën droja e tyre ndaj Allahut dhe shpresa për të arritur shpërblimin e madh të Tij. Frikërespekti për Allahun dhe shpresa e madhe për shpërbilimin e Tij, e nxisin robin që të kërkojë ndihmë nëpërmjet këtyre mënyrave të vështira (me durim e me namaz). Madje, ai i bën ato duke qenë i kënaqur dhe me zemër të qetë, pasi kujton shpërblimin e Allahut dhe ka frikën e ndëshkimit. Ndërsa ata të cilët nuk i kanë këto ndjenja (frikën dhe shpresën), ata nuk ka se çfarë t’i shtyjë të ndërmarrin të tilla mënyra, për të kërkuar ndihmë dhe rrugëzgjidhje. Edhe sikur të përpiqeshin ndonjëherë të bënin ndonjë gjë të tillë, ajo do të ishte shumë e rëndë dhe e vështirë për shpirtrat e tyre, të cilat nuk janë pajisur me ndjenjën e frikërespektit (ħushû) ndaj Allahut. Por çfarë është, në fakt, ndjenja e ħushû-it, lehtësuesja e vetme e situatave të vështira? Ħushû është ndjenja e përuljes së zemrës ndaj Allahut. Ajo është prehja dhe qetësia që ndien zemra kur kujton Allahun. Ajo është një lloj përunjësie përpara Krijuesit, e shoqëruar me një ndjenjë nevoje dhe varfërie për mëshirën e Tij. Kjo përulje vjen si pasojë e besimit të patundur të adhuruesit, se do të takohet me Allahun e Lartësuar. Ky besim është burimi i këtyre ndjenjave. Prandaj i Madhëruari, duke shpjeguar cilësitë e atyre që e kanë këtë ndjenjë, thotë: