Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 46 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 46 nga 286 • Shqip


الَّذِينَ يَظُنُّونَ أَنَّهُمْ مُلَاقُو رَبِّهِمْ وَأَنَّهُمْ إِلَيْهِ رَاجِعُونَ 46
Përkthim:
Ndihmoni vetes me durim e me namaz, e kjo është njëmend vështirë pos për ata që i përulen Zotit, të cilët janë të bindur se do të dalin para Zotit dhe me të vërtetë do të kthehen tek Ai. El-Bekare 2:46
Tefsiri:

Që janë të bindur se do ta takojnë Zotin e vet dhe se, pa dyshim, tek Ai do të kthehen. –

Domethënë, të tillë janë ata që janë të sigurt se do ta takojnë Zotin e tyre dhe që Ai ka për t'i shpërblyer për veprat e tyre; janë ata të cilët janë të sigurt se, një ditë prej ditësh, do të kthehen sërish tek Ai që i solli për herë të parë në jetë. Është të kujtuarit e këtij takimi të rëndësishëm, ai që ua lehtëson atyre adhurimet që kryejnë për Allahun. Ky takim i ngushëllon ata gjatë fatkeqësive dhe sprovave. Ky takim ua lehtëson sfidat e mëdha. Takimi me Allahun ua lehtëson atyre, gjithashtu, largimin nga veprat e ndaluara e të këqija. Pikërisht për ata janë përgatitur mirësitë e përjetshme, mes atyre vendbanimeve të larta. Ndërsa ata që nuk shpresojnë takimin me Allahun, e kanë tmerrësisht të vështirë të kërkojnë ndihmë dhe rrugëzgjidhje me namaz apo me ndonjë adhurim tjetër përkushtuar Allahut të Lartësuar. Më, pas Allahu i Lartësuar u rikujton edhe një herë bijve të Israilit mirësitë e Tij ndaj tyre, me qëllim që kjo t’i kujtojë dhe t’u shërbejë si qortim dhe nxitje (për të qenë mirënjohës dhe të bindur). Kështu, i Lartësuari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 45 E ardhshme El-Bekare • Ajet 47