Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 77 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 77 nga 286 • Shqip


أَوَلَا يَعْلَمُونَ أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعْلِنُونَ 77
Përkthim:
A nuk e dinë ata se Perëndia di atë që fshehin dhe atë që shpallin. El-Bekare 2:77
Tefsiri:

A nuk e dinë ata që Allahu e di mirë atë që e fshehin dhe atë që e shprehin hapur? -

Ata, edhe nëse e fshehin atë që besojnë në zemër dhe e shprehin kur janë me njëri-tjetrin, duke menduar se, në këtë mënyrë, besimtarët nuk do të kenë mundësi të argumentojnë kundër tyre Ditën e Gjykimit, kjo nuk do t’u vlejë aspak. Ky është një gabim shumë i madh dhe një shprehje e paditurisë së tyre të thellë. Kjo fshehje nuk do t’u vlejë aspak, sepse Allahu i Lartësuar e di gjithçka që ata e fshehin dhe gjithçka që ata shfaqin. Po ashtu, Ai do t’ua shfaqë besimtarëve gjendjen e tyre të vërtetë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 76 E ardhshme El-Bekare • Ajet 78