Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 76 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 76 nga 286 • Shqip


وَإِذَا لَقُوا الَّذِينَ آمَنُوا قَالُوا آمَنَّا وَإِذَا خَلَا بَعْضُهُمْ إِلَىٰ بَعْضٍ قَالُوا أَتُحَدِّثُونَهُمْ بِمَا فَتَحَ اللَّهُ عَلَيْكُمْ لِيُحَاجُّوكُمْ بِهِ عِنْدَ رَبِّكُمْ ۚ أَفَلَا تَعْقِلُونَ 76
Përkthim:
Kur të takohen me besimtarët ata thonë: “Na besojmë, e kur ngelin vetëm njëri me tjetrin – thonë: “A do t’u tregoni atyre, atë që ua ka shpallë Perëndia (në Tevrat), për ta përdorë atë si argument kundër jush te Zoti juaj? A nuk po mendoni ju? El-Bekare 2:76
Tefsiri:

Kur ata takohen me besimtarët, thonë: “Ne besojmë”. -

Pra, ju deklaronin besimtarëve se edhe ata besonin, por kjo ndodhte vetëm me gjuhë, sepse ata thonin diçka që, në fakt, nuk e kishin në zemër.

Por kur veçohen me njëri-tjetrin, thonë: “A po u tregoni atyre

(muslimanëve)

për atë që Allahu ju ka shpallur juve, që ata të kenë argumente para Zotit tuaj, kundër jush?!” -

Domethënë, ata qortonin njëri-tjetrin, duke thënë: A po u deklaroni atyre se edhe ju besoni në vërtetësinë e fesë së tyre? A e dini që kjo mund të shfrytëzohet prej tyre si argument kundër jush?! A e dini që ata do të thonë për ne: “Ata e pranuan se rruga jonë dhe besimi ynë është i vërtetë dhe i saktë, ndërsa rruga dhe feja e tyre është e kotë”. Dhe, sigurisht, këtë do ta përdorin si argument kundër jush para Allahut, Zotit tuaj.

A nuk e kuptoni?! -

Kuptimi: “A nuk po mendoheni pak dhe të hiqni dorë prej atij veprimi, të cilin ata do ta përdorin si argument kundër jush?” Këto janë fjalë që ata ua thonin njëri-tjetrit me qortim.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 75 E ardhshme El-Bekare • Ajet 77