Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 85 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 85 nga 286 • Shqip


ثُمَّ أَنْتُمْ هَٰؤُلَاءِ تَقْتُلُونَ أَنْفُسَكُمْ وَتُخْرِجُونَ فَرِيقًا مِنْكُمْ مِنْ دِيَارِهِمْ تَظَاهَرُونَ عَلَيْهِمْ بِالْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَإِنْ يَأْتُوكُمْ أُسَارَىٰ تُفَادُوهُمْ وَهُوَ مُحَرَّمٌ عَلَيْكُمْ إِخْرَاجُهُمْ ۚ أَفَتُؤْمِنُونَ بِبَعْضِ الْكِتَابِ وَتَكْفُرُونَ بِبَعْضٍ ۚ فَمَا جَزَاءُ مَنْ يَفْعَلُ ذَٰلِكَ مِنْكُمْ إِلَّا خِزْيٌ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۖ وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ يُرَدُّونَ إِلَىٰ أَشَدِّ الْعَذَابِ ۗ وَمَا اللَّهُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ 85
Përkthim:
por pastaj, megjithatë vratë njëri-tjetrin e disa prej jush i dëbuat nga atdheu i tyre – duke i ndihmuar njëri-tjetrit kundër tyre, duke bërë faje dhe armiqësi. E nëse ju vijnë të robëruar, ju shpëtoni ata nga robëria me të holla; kurse me marrëveshje u është e ndaluar t’i dëboni; apo një pjesë të Librit (Teuratit) i besoni, e kurse pjesës tjetër nuk i besoni?! (Kjo është një vepër e keqe). – Kushdo që vepron kështu nga ju, ndëshkimi i tij është poshtërimi i tij në këtë jetë, e në Ditën e Kijametit do të dërgohen në dënimin më të ashpër. – E, Perëndia nuk është i pakujdesshëm ndaj veprimeve tuaja. El-Bekare 2:85
Tefsiri:

Por, jeni pikërisht ju

(që dhatë besën)

, që masakruat njëri-tjetrin, ndërsa disa të tjerë

(prej jush)

i dëbuat nga shtëpitë e tyre, duke bashkëpunuar

(me idhujtarët)

kundër tyre me poshtërsi dhe armiqësi. Dhe nëse ata bien robër te ju, ju pranoni të merrni shpërblesën për t’i liruar ata

(duke zbatuar kështu një urdhër të Teuratit)

. Por edhe dëbimi i tyre nga vendi është i ndaluar për ju. -

Pra, nga njëra anë, ata pranonin çështjen e kompensimit të robërve, ndërsa, nga ana tjetër, kryenin vrasje dhe dëbime prej shtëpive. Prandaj Allahu i Lartësuar i qorton ashpër për këtë veprim të shëmtuar, që rridhte nga besimi i tyre i mangët:

Atëherë a besoni vetëm një pjesë të Librit, e tjetrën e mohoni?! -

Kuptimi: A po e besoni (dhe zbatoni) një pjesë të Librit (për çështjen e kompensimit të robërve) dhe pjesën tjetër (për vrasjen, dëbimin dhe plaçkitjen) po e mohoni?! Ky ajet flet për zbatimin e urdhrave dhe për largimin nga ndalesat, të cilat janë pjesë e imanit. Pastaj i Madhëruari na tregon se cili është ndëshkimi i atyre që bëjnë të tilla gjëra:

A e dini çfarë ndëshkimi pritet për ata që bëjnë gjëra të tilla? Ata, veç poshtërimit në jetën e kësaj bote,… -

Dhe vërtet, ashtu ndodhi. Allahu i Lartësuar i poshtëroi ata q ë në këtë jetë. Nëpërmjet Profetit të Tij, Ai i vrau ata që merituan vrasjen, i robëroi ata që merituan robërinë dhe i dëboi prej vendeve të tyre ata që e merituan dëbimin. Ky ishte poshtërimi në jetën e dynjasë.

…në Ditën e Gjykimit do të flaken në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju. -

Ditën e Gjykimit, ata do t’i nënshtrohen ndëshkimit më të rëndë. Pastaj i Lartësuari na tregon shkakun që nxiti tek ata besimin në një pjesë të Librit dhe mohimin e pjesës tjetër të tij:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 84 E ardhshme El-Bekare • Ajet 86