Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 86 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 86 nga 286 • Shqip


أُولَٰئِكَ الَّذِينَ اشْتَرَوُا الْحَيَاةَ الدُّنْيَا بِالْآخِرَةِ ۖ فَلَا يُخَفَّفُ عَنْهُمُ الْعَذَابُ وَلَا هُمْ يُنْصَرُونَ 86
Përkthim:
Këta janë ata, të cilët jetën e kësaj bote e kanë blerë me jetën e ardhshme dhe atyre nuk do t’u lehtësohet dënimi as nuk do të ndihmohen. El-Bekare 2:86
Tefsiri:

Këta janë njerëzit që e blenë jetën e kësaj bote me çmimin e Botës tjetër. -

Ata mohuan sepse, nëse nuk do të shkonin në ndihmë të aleatëve të tyre arabë, kundër vëllezërve të tyre çifutë, do të turpëroheshin para njerëzve. Pra, zgjodhën si më të pranueshme që të thyenin urdhrin e Zotit dhe të vrisnin njëri-tjetrin, për shkak të turpit prej njerëzve. Por çfarë fituan me këtë? I Lartësuari thotë:

…Por atyre nuk do t’u lehtësohet dënimi dhe kurrë nuk do të ndihmohen. -

Pra, kurrë nuk do të gjejnë prehje dhe shpëtim prej dënimit të ashpër në zjarrin e Xhehenemit, i cili do të jetë vijimisht i ashpër. Qetësia do të jetë një emër i harruar për ta dhe akush nuk do t'i ndihmojë për të shpëtuar nga kjo bela.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 85 E ardhshme El-Bekare • Ajet 87