Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 87 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 87 nga 286 • Shqip


وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ وَقَفَّيْنَا مِنْ بَعْدِهِ بِالرُّسُلِ ۖ وَآتَيْنَا عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ الْبَيِّنَاتِ وَأَيَّدْنَاهُ بِرُوحِ الْقُدُسِ ۗ أَفَكُلَّمَا جَاءَكُمْ رَسُولٌ بِمَا لَا تَهْوَىٰ أَنْفُسُكُمُ اسْتَكْبَرْتُمْ فَفَرِيقًا كَذَّبْتُمْ وَفَرِيقًا تَقْتُلُونَ 87
Përkthim:
Me të vërtetë, Na ia dhamë Librin (Teuratin) Musait dhe pas tij dërguam profetët njërin pas tjetrit, e Isait, të birit të Merjemes ia dhamë argumentet e qarta (mrekullirat) dhe i ndihmuam me Xhebrailin. Dhe kurdoherë që ndonjë profet u sjellte atë e cila nuk u pëlqente juve, ju kaperdiseshit, prandaj disa i përgënjeshtruat, e disa i vratë. El-Bekare 2:87
Tefsiri:

Ne i dhamë Musait Librin,

(Teuratin) … - Nga mirësitë më të mëdha që Allahu i Lartësuar u bëri Beni Israilëve, ishte dërgimi tek ta i Musait (a.s.) si profet, të cilit i shpalli Teuratin.

…dhe pas tij dërguam profetë të tjerë. -

Vargu i profetëve vazhdoi edhe pas Musait (a.s.).

Isait, birit të Merjemes, i dhamë Shenja të qarta -

Derisa u dërgoi Profetin e fundit nga mesi i tyre, Isain (a.s.), të cilin e pajisi me shenja dhe mrekulli të pamohueshme, të cilat çdokush duhet t'i besonte. Madje, i Lavdëruari e përforcoi atë edhe me Rûĥul Kudus-in, Shpirtin e Shenjtë, siç thotë Ai:

…dhe e fuqizuam me Shpirtin e Shenjtë. -

Disa shpjegues të Kur’ânit janë të mendimit se Rûĥul Kudus-i ishte meleku Xhibril. Disa janë të mendimit se Ruhul Kudusështë besimi i fortë që Allahu i Lartësuar mbjell në zemrat e besimtarëve, nëpërmjet të cilit ata bëhen të pathyeshëm. Por, me gjithë këto mrekulli dhe shenja të mëdha, ata përdorën të njëjtin kriter për të pranuar ose jo profetët dhe mësimet e tyre:

Sa herë që ndonjë i dërguar

(i Zotit)

ju sillte diçka

(ligje e porosi)

që nuk ju pëlqente, ju tregoheshit kryeneçë! Disa prej tyre i mohuat e disa i vratë.

Kuptimi: Kur ju erdhën profetët, ju i dhatë përparësi dëshirave tuaja. Ishin pikërisht dëshirat tuaja të pakontrolluara që ju bënë kryeneçë ndaj imanit. Ato ju shtynë t'i mohonit të dërguarit e Allahut, madje më keq, disa edhe t'i vrisnit. Shkaku ka qenë i njëjtë: parapëlqimi i dëshirave të veta kundrejt udhëzimit të Allahut, zgjedhja e kënaqësive të kësaj jete të shkurtër përkundër jetës së amshuar në kënaqësinë e Allahut të Madhëruar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 86 E ardhshme El-Bekare • Ajet 88