Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 89 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 89 nga 286 • Shqip


وَلَمَّا جَاءَهُمْ كِتَابٌ مِنْ عِنْدِ اللَّهِ مُصَدِّقٌ لِمَا مَعَهُمْ وَكَانُوا مِنْ قَبْلُ يَسْتَفْتِحُونَ عَلَى الَّذِينَ كَفَرُوا فَلَمَّا جَاءَهُمْ مَا عَرَفُوا كَفَرُوا بِهِ ۚ فَلَعْنَةُ اللَّهِ عَلَى الْكَافِرِينَ 89
Përkthim:
Kur atyre u erdhi Libri (Kur’ani nga ana e Perëndisë (të cilin e prisnin), e i cili vërtetoi atë që patën ata, - e qysh përpara luteshin për ndihmë kundër paganëve – dhe kur u erdhi ajo që e dinin se është e vërtetë, e mohuan atë; dhe prandaj mallkimi i Perëndisë qoftë mbi mohuesit! - El-Bekare 2:89
Tefsiri:

Atyre u erdhi Libri

(Kur'ani)

prej Allahut, që vërteton atë që e kishin pranë, dhe përpara kësaj, ata shpresonin me ardhjen e tij

(Muhamedit)

ndihmën

(e Allahut)

kundër jobesimtarëve. -

Pra, diçka ndodhi në momentin kur atyre iu erdhi Libri prej Allahut të Lartësuar, nëpërmjet më të mirit të krijesave dhe vulës së profetëve, libër i cili ishte vërtetuesi i Teuratit, që ata e kishin ende në duart e tyre. Ata ishin aq të sigurt për ardhjen e këtij Profeti, saqë kur luftonin kundra idhujtarëve, u kërcënoheshin atyre e u thonin se koha e Profetit të fundit po afrohej, dhe atëherë ata do të hakmerreshin ndaj tyre. Por kur u shfaq Profeti (a.s.), që me aq padurim po e prisnin, - e së bashku me të, edhe Libri i Zotit, - ata e mohuan, megjithëse e njihnin shumë mirë. I Madhëruari thotë:

Por, kur u erdhi ai

(Muhammedi)

që e njihnin mirë, ata e mohuan atë. Mallkimi i Allahut qoftë mbi jobesimtarët! -

Ata mohuan të nxitur thjesht nga smira. Ata nuk mund të duronin që Allahu i Lartësuar t’i dhuronte prej mëshirës së Tij cilit të dëshironte prej robërve të Vet. Vërtet, ky qe një shkëmbim i dështuar i tyre, siç thotë i Lartësuari:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 88 E ardhshme El-Bekare • Ajet 90