Prandaj ata merituan zemërim mbi zemërim. Jobesimtarët kanë dënim poshtërues. -
Ata merituan tmerrin pas zemërimit, sepse në jetën tjetër ndëshkimi i tyre do të jetë i dhimbshëm e poshtërues. Ata do të flaken në mes të Zjarrit të ndezur fort, duke humbur përgjithmonë mundësinë për të qenë pranë Krijuesit të tyre. Sa i keq do të jetë përfundimi i tyre! Sa e ulët ishte ‘tregtia’ e tyre! Ata, në vend që të besonin Allahun, librat e Tij dhe profetët e Tij, zgjodhën mohimin e Tij dhe mohimin e librave e të profetëve të Tij. Meqenëse të gjitha këto i bënë duke qenë plotësisht të ndërgjegjshëm e duke e njohur mirë të vërtetën, ata e merituan ndëshkimin që i pret.