Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 106 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 106 nga 135 • Shqip


فَيَذَرُهَا قَاعًا صَفْصَفًا 106
Përkthim:
e toka do të bëhet fushë e rrafshët, Ta-Ha 20:106
Tefsiri:
Allahu i Madhëruar na tregon rreth Ditës së Gjykimit dhe pamjeve të saj të frikshme, për tronditjet dhe tmerret e saj të pashembullta:

Të pyesin ty për malet. -

Të pyesin se ç’do të ndodhë me malet Ditën e Kijametit, a do të mbeten ashtu siç janë, apo jo?

Thuaj: “Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t'i shpërndajë si pluhur.”.

Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh e pa kurfarë bimësie. –

Allahu do t’i shkulë dhe do t’i zhdukë nga vendi. Ai do t’i shndërrojë në pluhur e pastaj do t’i shpërndajë ata si pluhur në erë. Malet do të zhduken e do të bëhen rrafsh me tokën. Toka do të bëhet e sheshtë dhe e lëmuar, saqë nuk do të duket asnjë thyerje e terrenit:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 105 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 107