Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 107 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 107 nga 135 • Shqip


لَا تَرَىٰ فِيهَا عِوَجًا وَلَا أَمْتًا 107
Përkthim:
nuk do të shohësh në të (tokë) as lugina as brigje”. Ta-Ha 20:107
Tefsiri:

As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre. -

Nuk do të shikosh as brigje të ngritura e as gropa apo gryka të thella. Kështu, Toka do të shndërrohet në tjetër Tokë. Ajo do të jetë e gjerë për të mbajtur sipër krijesat që do të ringjallen. Zoti do ta shtrijë Tokën ashtu si tërhiqet e shtrihet lëkura e thatë, dhe të gjitha krijesat do të mblidhen në një vend të vetëm. Të gjithë do ta dëgjojnë fjalën e atij që i fton të tubohen, dhe kjo do t’i përfshijë të gjithë. Askush nuk do të mund t'i shmanget thirrjes, prandaj i Madhëruari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 106 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 108