Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 111 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 111 nga 135 • Shqip


وَعَنَتِ الْوُجُوهُ لِلْحَيِّ الْقَيُّومِ ۖ وَقَدْ خَابَ مَنْ حَمَلَ ظُلْمًا 111
Përkthim:
Fytyrat (e njerëzve) do t’i përulen (Perëndisë) të Gjallit, të Amshueshmit (Mbikëqyrësit të Gjithësisë). Do të humbë ai që ka ngarkuar të keqen (që i ka bërë shok Perëndisë), Ta-Ha 20:111
Tefsiri:
Ai i di gjithçka para tyre dhe ato që vijnë pas, por dija e tyre nuk mund ta përfshijë Atë. Të gjitha fytyrat do t'i përulen të Gjallit, të Përjetshmit të Gjithfuqishëm. Nuk ka dyshim se ka humbur ai që mbart padrejtësinë

(në shpinë). - Njerëzit do të ndahen atë ditë në dy grupe: grupi i parë janë keqbërësit e të padrejtët të zhytur në kufrin e tyre, të cilët nuk i përfshin mëshira e Zotit. Ata do të jenë të dëshpëruar e të privuar nga të mirat, të zhytur në dënimin e dhembshëm të Xhehenemit, të harruar në zemërimin e Allahut, që është Gjykatësi më i drejtë dhe i Gjithëdituri për veprat e robërve . Grupi i dytë janë ata që kanë besim të drejtë, ashtu siç u urdhëruan nga Zoti, dhe bëjnë vepra të mira, qofshin punë të detyruara apo të pëlqyeshme, për ta Allahu thotë:
Shko te videoja e plotë e sures