Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 112 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 112 nga 135 • Shqip


وَمَنْ يَعْمَلْ مِنَ الصَّالِحَاتِ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَا يَخَافُ ظُلْمًا وَلَا هَضْمًا 112
Përkthim:
e ai që punon vepra të mira dhe është besimtar, nuk do të druajë nga padrejtësia (shtimi i dënimit), as nga të manguarit (e shpërblimit). Ta-Ha 20:112
Tefsiri:

Por kush bën vepra të mira dhe është besimtar, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë cenimi

(në shpërblim). - Askush nuk do t’ua shtojë të këqijat, nëse kanë bërë të këqija. Gjithashtu, askush nuk ua pakëson sevapet dhe mirësitë që kanë bërë. Madje, atyre do t’u mbulohen gjynahet, do t’u falen mangësitë dhe do t’u shumëfishohet shpërblimi për veprat e mira, siç thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij.” [Nisa 40].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 111 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 113