Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 113 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 113 nga 135 • Shqip


وَكَذَٰلِكَ أَنْزَلْنَاهُ قُرْآنًا عَرَبِيًّا وَصَرَّفْنَا فِيهِ مِنَ الْوَعِيدِ لَعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ أَوْ يُحْدِثُ لَهُمْ ذِكْرًا 113
Përkthim:
Dhe kështu Ne, e kemi zbritur Kur’anin në gjuhën arabe, dhe në të kemi përsëritur vërejtjet, që ata të ruhen nga mëkatet, ose që t’i orientojë ata në këshillim. Ta-Ha 20:113
Tefsiri:

Kështu Ne e shpallëm këtë Kur’an në gjuhën arabe... -

Ne e shpallëm këtë libër në gjuhën më të zgjedhur, gjuhën arabe,që ju e kuptoni dhe e njihni mirë. Kështu, Kur'ani është tërësisht i kuptueshëm për ju, qoftë teksti dhe termat e tij, qoftë kuptimet e tyre.

... dhe shpjeguam me hollësi disa nga paralajmërimet,... -

Kemi sjellë në Kur'an lloje të shumta paralajmërimesh dhe kërcënimesh. Shpeshherë, kërcënimi vjen duke na përmendur emrat e Allahut që tregojnë drejtësinë dhe ndëshkimin e Tij. Herë të tjera, ai vjen duke përmendur ndëshkimet që Allahu vendosi mbi popujt e shkuar, duke urdhëruar popujt më pas që të merrnin mësim. Disa herë kërcënimi vjen duke na kujtuar pasojat e këqija që sjellin gjynahet, e herë të tjera duke përmendur tmerret e Ditës së Kijametit dhe fazat e saj të frikshme. Po ashtu, Kur'ani përmend Xhehenemin dhe llojet e ndëshkimit që përmban ai. Të gjitha këto, Allahu i Madhëruar i ka sjellë si mëshirë për robërit, që ata të ruhen dhe t’i frikësohen Atij. Në këtë mënyrë, ata do t’u largohen ligësive, sherrit, poshtërsive dhe gjithçkaje që i dëmton, siç thotë Allahu i Madhëruar:

-... që ata të mund të ruhen ose që ai

(Kur’ani)

t’i bëjë ta kujtojnë

(Atë). - Kështu do të nxiten që të bëjnë vepra të mira në bindje ndaj Zotit, që do t'u sjellin shumë dobi. Duke qenë se Kur'ani është në gjuhën arabe dhe shumë i kuptueshëm për ju, nga njëra anë, dhe duke qenë se kërcënimet e paralajmërimet në të janë sjellë në forma të larmishme, atëherë njerëzit duhet të bëhen të devotshëm dhe të kryejnë sa më shumë vepra të mira. Nëse nuk do të ishte në gjuhën arabe dhe jo i qartë, Kur'ani nuk do ta kishte këtë ndikim.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 112 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 114