Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 115 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 115 nga 135 • Shqip


وَلَقَدْ عَهِدْنَا إِلَىٰ آدَمَ مِنْ قَبْلُ فَنَسِيَ وَلَمْ نَجِدْ لَهُ عَزْمًا 115
Përkthim:
Na, madje – edhe Ademit i kemi shpallur më parë (në xhennet), e ai harroi, por nuk kemi gjetur tek ai vendim (për gabim të qëllimuar). Ta-Ha 20:115
Tefsiri:

Na e patëm urdhëruar Ademin

(të mos i afrohej pemës),

por ai harroi. -

Allahu na tregon se Ai e porositi Ademin (a.s) për disa çështje dhe mori premtimin prej tij që do t’i përmbushte ato. Ademi u angazhua që t’i zbatonte porositë e Zotit. Megjithatë, Ademi (a.s.) harroi diçka prej porosive dhe angazhimi i tij u zbeh pak, prandaj i ndodhi ajo që i ndodhi, që edhe pasardhësit e tij të nxirrnin mësime.

Ne nuk gjetëm vendosmëri tek ai. -

Edhe pasardhësit e tij morën natyrën e tij. Harroi Ademi, harrojnë edhe pasardhësit e tij. Gaboi Ademi, gabojnë edhe pasardhësit e tij. Atij iu zbeh pak përkushtimi, dhe po kështu pasardhësit do të sprovohen duke iu zbehur përkushtimi. Ademi gaboi, por nxitoi të pendohej për gabimin e tij. Kështu, çdokush që i ngjet atit të parë dhe pendohet për gjynahet e veta, ka për t’u falur dhe nuk ka për t’iu bërë asnjë padrejtësi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 114 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 116