Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 116 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 116 nga 135 • Shqip


وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَائِكَةِ اسْجُدُوا لِآدَمَ فَسَجَدُوا إِلَّا إِبْلِيسَ أَبَىٰ 116
Përkthim:
(Kujtoje o Muhammed!) kur u thamë engjëjve: “Bëni sexhde Ademit; e i bënë sexhde të gjithë, përpos Iblisit; ai refuzoi (atë). Ta-Ha 20:116
Tefsiri:

Kujto kur Ne u thamë melekëve: “Bini në sexhde para Ademit!" Dhe ata ranë në sexhde të gjithë, përveç Iblisit, ai rrefuzoi. -

Kur Allahu i Madhëruar e plotësoi krijimin e Ademit me duart e Tij, e privilegjoi atë duke i mësuar emrat e sendeve. Pastaj Allahu i Madhëruar e nderoi Ademin (a.s.) duke urdhëruar melekët që të binin në sexhde para tij. Kjo sexhde shërbente si nderim për atë vepër të Zotit. Të gjithë melekët ranë në sexhde menjëherë, por mes tyre ishte edhe Iblisi, që në fakt ishte xhind. Ai u tregua mendjemadh ndaj urdhrit të Zotit dhe nuk ra në sexhde para Ademit. Allahu i Lartësuar na tregon: “Allahu e pyeti: “Çfarë të pengoi ty të bëje sexhde, kur të urdhërova Unë?” Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta!” [Araf 12]. Kështu doli në pah urrejtja e madhe e tij kundër Ademit dhe gruas së tij. Me këtë, Iblisi tregoi se ishte edhe armik i Zotit. Ai e shfaqi haptazi smirën dhe urrejtjen për njeriun, prandaj Allahu i Madhëruar paralajmëron Ademin dhe gruan e tij,duke u thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 115 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 117