Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 126 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 126 nga 135 • Shqip


قَالَ كَذَٰلِكَ أَتَتْكَ آيَاتُنَا فَنَسِيتَهَا ۖ وَكَذَٰلِكَ الْيَوْمَ تُنْسَىٰ 126
Përkthim:
(Perëndia) i tha: “Kështu (ke bërë); të kanë ardhur argumentet Tona, e ti i ke harruar ato. Kështu edhe ti sot do të jesh i harruar. Ta-Ha 20:126
Tefsiri:
Ai (Allahu)

do të thotë: “Ashtu sikurse i shpërfille ti argumentet Tona kur të erdhën, ashtu edhe ti sot do të jesh i shpërfillur”. -

Për shkak se kundërshtove shenjat dhe shpalljet e Zotit, sot do të harrohesh në ndëshkim. Kjo është përgjigjja. Sipas llojit të punës, është edhe shpagimi. Ashtu sikurse në dynja u tregove i verbër, sikur nuk i shihje shpalljet dhe shenjat e Zotit, dhe i shpërfille paralajmërimet e Tij, sot në ahiret Allahu ta heq shikimin, për t’u flakur në zjarr i verbër, shurdh dhe memec. Allahu nuk të sheh më dhe do të jesh i harruar në ndëshkimin që e fitove me punën tënde.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 125 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 127