Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 127 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 127 nga 135 • Shqip


وَكَذَٰلِكَ نَجْزِي مَنْ أَسْرَفَ وَلَمْ يُؤْمِنْ بِآيَاتِ رَبِّهِ ۚ وَلَعَذَابُ الْآخِرَةِ أَشَدُّ وَأَبْقَىٰ 127
Përkthim:
Kështu Na e ndëshkojmë atë që jepet pas mëkateve dhe nuk beson në argumentet e Zotit të tij; e dënimi në jetën tjetër, në të vërtetë, është më i dhembshëm dhe i pandërprerë. Ta-Ha 20:127
Tefsiri:

Dhe kështu e shpërblejmë Ne atë që i tejkalon të gjitha kufijtë. -

I tillë do të jetë ndëshkimi edhe për ata që kalojnë kufijtë dhe zhyten në harame dhe, nga ana tjetër:

... dhe nuk beson në Argumentet e Zotit të vet. -

Mohojnë shenjat dhe udhëzimin e Zotit. Ata mohojnë shpalljet e Zotit, që udhëzojnë në qëllimet më të larta dhe në rrugën e plotësimit të imanit. Shpalljet e Zotit janë shumë të qarta dhe të kuptueshme. Allahu nuk bën padrejtësi dhe kurrë nuk e zbret ndëshkimin në vend të gabuar. Shkaqet e ndëshkimit janë teprimi në padrejtësi, zhytja në mosbesim dhe mospranimi i udhëzimit.

Por dënimi në Botën Tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm. –

Ndëshkimi në ahiret është shumë herë më i rëndë dhe më i dhimbshëm sesa ndëshkimi i dynjasë. Ai është i përjetshëm dhe kurrë nuk do të ndërpritet, ndryshe nga dënimi i dynjasë, që merr fund një ditë. Për këtë arsye, njeriu duhet të marrë të gjitha masat, që të ruhet nga ndëshkimi i ahiretit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 126 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 128