Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 55 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 55 nga 135 • Shqip


مِنْهَا خَلَقْنَاكُمْ وَفِيهَا نُعِيدُكُمْ وَمِنْهَا نُخْرِجُكُمْ تَارَةً أُخْرَىٰ 55
Përkthim:
Na ju kemi krijuar juve prej saj (tokës), dhe në të do t’ju kthejmë, dhe nga ajo do t’ju nxjerrim juve herën tjetër. Ta-Ha 20:55
Tefsiri:

Prej asaj

(tokës)

ju krijuam, në të do t’ju kthejmë përsëri e prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë tjetër. -

Allahu i Madhëruar na tregoi më lart për begatinë dhe bujarinë e tokës, e cila, kur bie shi, nxjerr prodhimet e saj, si falënderim dhe mirënjohje për Zotin e saj dhe me lejen dhe urdhrin e Tij. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se Ai na krijoi nga toka, tek ajo do të na kthejë kur të vdesim dhe të varrosemi, dhe prej saj do të na nxjerrë sërish, kur të vijë Dita e Llogarisë. Ashtu siç na krijoi kur nuk ekzistonim, dhe për këtë jemi të sigurt, do të vijë dita që Ai të na ringjallë pas vdekjes, për të na shpërblyer sipas veprave që kemi bërë në jetën e kësaj bote. Këto janë dy argumente logjike për vërtetësinë e ringjalljes:

1 nxjerrja e bimësisë nga toka e shkretë dhe e pajetë;

2 krijimi i njerëzve nga toka, kur ata nuk ekzistonin.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 54 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 56