Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 56 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 56 nga 135 • Shqip


وَلَقَدْ أَرَيْنَاهُ آيَاتِنَا كُلَّهَا فَكَذَّبَ وَأَبَىٰ 56
Përkthim:
Na, me të vërtetë, ia kemi treguar atij (Faraonit) të gjitha argumentet Tona, e ai i ka konsideruar gënjeshtra dhe ka refuzuar besimin. Ta-Ha 20:56
Tefsiri:

Ne ia treguam atij

(Faraonit)

të gjitha Argumentet Tona, por ai i përgënjeshtroi dhe i refuzoi ato. -

Allahu i Madhëruar na tregon se Ai i mundësoi Faraonit që të shihte të gjitha llojet e shenjave, qoftë në horizont, qoftë në veten e tij, por ai nuk pranoi të nënshtrohej dhe të kthente rrugë. Ai nuk e besoi mesazhin e Zotit dhe nuk u bind të jetonte sipas urdhrave e ligjeve të Zotit. Të vërtetën e quante gënjeshtër dhe kotësi, ndërsa tiraninë e padrejtësitë e tij i quante drejtësi. Faraoni mbronte me fanatizëm të kotën, për të hedhur poshtë të vërtetën. Ai përdori çdo mjet për të devijuar e mposhtur njerëzit e tjerë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 55 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 57