Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 57 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 57 nga 135 • Shqip


قَالَ أَجِئْتَنَا لِتُخْرِجَنَا مِنْ أَرْضِنَا بِسِحْرِكَ يَا مُوسَىٰ 57
Përkthim:
(Faraoni) tha: “A mos ti, o Musa, ke ardhur të na nxjerrësh nga toka jonë – me magjitë tuaja?” Ta-Ha 20:57
Tefsiri:

Faraoni tha: “O Musa! Mos vallë, na ke ardhur që me magjinë tënde të na nxjerrësh prej tokës sonë

(prej Egjiptit)?” - Faraoni pretendoi se shenjat e jashtëzakonshme që solli Musai ishin magji dhe mashtrime, që fshihnin një qëllim tjetër: dëbimin e popullit nga atdheu dhe marrjen e pushtetit. I mallkuari i thoshte këto fjalë që të ndikonte në zemrat e popullit, sepse dihet që njeriu e do atdheun e vet dhe kërkon ta mbrojë atë. Gjithashtu, njeriu e ka shumë të vështirë të largohet dhe ta braktisë vendin e vet. Kështu, duke i manipuluar me fjalë, Faraoni i bindi njerëzit se ky ishte qëllimi i vërtetë i Musait. Në këtë mënyrë, ata do ta urrenin dhe luftonin Musain, duke mos dashur të dëgjonin më prej tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 56 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 58