Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 59 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 59 nga 135 • Shqip


قَالَ مَوْعِدُكُمْ يَوْمُ الزِّينَةِ وَأَنْ يُحْشَرَ النَّاسُ ضُحًى 59
Përkthim:
(Musai) tha: “Takimi me ju është në ditën e kremtës dhe njerëzia lë të tubohen para mesditës”. Ta-Ha 20:59
Tefsiri:

Musai tha: “Koha e caktuar le të jetë Dita e Festës, që njerëzit të tubohen paradite.”. –

Ai e la përballjen në një ditë feste, kur njerëzit nuk kishin shumë punë e angazhime, prandaj do të vinin të merrnin pjesë të gjithë. Për më tepër që takimi u la paradite, që pjesëmarrja të ishte sa më e madhe dhe njerëzit ta shihnin me sytë e tyre realitetin.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 58 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 60