Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 60 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 60 nga 135 • Shqip


فَتَوَلَّىٰ فِرْعَوْنُ فَجَمَعَ كَيْدَهُ ثُمَّ أَتَىٰ 60
Përkthim:
Faraoni u largua, i tuboi ngatërresat e veta, e pastaj erdhi. Ta-Ha 20:60
Tefsiri:

Kështu, Faraoni u kthye, tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën

(dhe vendin)

e caktuar. -

Kështu, Faraoni mblodhi popull dhe magjistarë sa mundi, për intrigën e tij kundër Musait. Ai dërgoi njerëzit e tij në të gjitha qytetet për të mbledhur sa më shumë magjistarë të njohur dhe të zotë. Asokohe, magjia ishte e përhapur shumë dhe ishte bërë një njohuri e rëndësishme dhe e vlerësuar ndër njerëz. Si përfundim, Faraoni mblodhi një numër të madh magjistarësh. Të dyja palët dolën në kohën dhe vendin e caktuar. Ishin grumbulluar me mijëra njerëz: të pasur e të varfër, të pushtetshëm dhe popull i thjeshtë, të mëdhenj e të vegjël. Atëherë u bë një reklamë e madhe, që njerëzit të merrnin pjesë masivisht.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 59 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 61