Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 61 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 61 nga 135 • Shqip


قَالَ لَهُمْ مُوسَىٰ وَيْلَكُمْ لَا تَفْتَرُوا عَلَى اللَّهِ كَذِبًا فَيُسْحِتَكُمْ بِعَذَابٍ ۖ وَقَدْ خَابَ مَنِ افْتَرَىٰ 61
Përkthim:
Musai u tha atyre: “Mjerë për ju! Mos trilloni gënjeshtra për Perëndinë, e që Ai, t’ju shkatërrojë me dënim. Do të falimentojnë me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra!” Ta-Ha 20:61
Tefsiri:

Musai u tha atyre

(magjistarëve)

: “Mjerë ju! Mos trilloni gënjeshtra kundër Allahut dhe t’ju shkatërrojë me dënim. Nuk ka dyshim, se ai që trillon

(gënjeshtra kundër Allahut)

, ka për të dështuar.”. -

Mos e mbroni të kotën dhe, nëpërmjet magjisë tuaj, të bëheni palë me të! Mos luftoni kundër të vërtetës dhe të trilloni gënjeshtra kundër Allahut, sepse kjo do të sillte ndëshkimin shfarosës mbi ju! Çfarë do që të bëni, do të zhgënjeheni për trillimet e shpifjet tuaja. As ofiqet apo nderet që synoni nga Faraoni nuk do t’i merrni dhe as nga ndëshkimi i Allahut nuk do të shpëtoni. Nuk ka dyshim se fjala e vërtetë dhe e drejtë do të ndikojë te njerëzit dhe zemrat e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 60 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 62