Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 62 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 62 nga 135 • Shqip


فَتَنَازَعُوا أَمْرَهُمْ بَيْنَهُمْ وَأَسَرُّوا النَّجْوَىٰ 62
Përkthim:
Ata (magjistarët), polemizuan – për punën e tyre – në mes vete, duke pëshpëritur dhe tinëzisht u morën vesh. Ta-Ha 20:62
Tefsiri:
Ata (magjistarët)

diskutuan

(mes tyre)

për këtë çështje, por e mbajtën të fshehtë bisedën. -

Pasi dëgjuan fjalët e Musait, magjistarët filluan të grindeshin mes njëri-tjetrit, duke ngritur zërin. Mbase pjesë e polemikës së tyre ishte edhe pyetja: A është Musa me të vërtetën apo jo?! Sidoqoftë, besimi i tyre deri në ato çaste ende nuk po qartësohej. Ajo që Zoti kishte caktuar do të ndodhte patjetër, në mënyrë që, sikurse thuhet në Kur'an: “...jobesimtarët ta dinë se kanë mohuar, pasi e vërteta iu bë e qartë, ndërsa besimtarët të vazhdojnë të besojnë, pasi e vërteta u bë e qartë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.” [Enfal 42]. Ata e mbajtën sekret debatin mes tyre dhe ranë dakord që para njerëzve të dilnin me një qëndrim, me qëllim që populli të ishte i bashkuar në fenë dhe besimet e tyre të kota. Kësisoj, ata dolën në popull dhe thanë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 61 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 63