Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 74 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 74 nga 135 • Shqip


إِنَّهُ مَنْ يَأْتِ رَبَّهُ مُجْرِمًا فَإِنَّ لَهُ جَهَنَّمَ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحْيَىٰ 74
Përkthim:
Me të vërtetë, ai që para Zotit të vet del si kriminel, atë, me të vërtetë, e pret skëterra; në të – ai, as nuk vdes as nuk jeton. Ta-Ha 20:74
Tefsiri:

Atë që do të dalë para Zotit të vet si keqbërës e pret Xhehenemi, ku as nuk do të vdesë dhe as nuk do të jetojë. -

Allahu i Madhëruar na njofton se cilido që del para Tij si keqbërës, domethënë i mbushur dhe zhytur në ligësi, gjë kjo që tregon mohimin e tij, dhe vazhdon kështu deri sa të vdesë, për të është përgatitur zjarri i Xhehenemit, brenda të cilit ka vuajtje të mëdha dhe dënime të tmerrshme. Fundi i Xhehenemit është shumë thellë, përvëlimi i tij është i dhimbshëm dhe dënimi i tij ta shkatërron zemrën. Ndëshkimi është i përjetshëm dhe i dënuari as nuk vdes e të qetësohet dhe as nuk bën jetë normale. Jeta në Zjarr është e mbushur me ndëshkime zemre, shpirti dhe trupi të papërshkrueshme e që nuk lehtësohen asnjëherë. I dënuari do të kërkojë ndihmë, por nuk do ta ndihmojë kush, do të lutet dhe askush nuk do ta dëgjojë lutjen e tij. E vetmja “ndihmë” që i vjen është ajo që thotë Zoti: “Ne kemi përgatitur për jobesimtarët një zjarr, muret e të cilit i rrethojnë ata. Nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran, që ua përzhit fytyrën. Sa e shëmtuar është ajo pije, e sa vend i keq është ai!”. [Kehf 28]. Dhe përgjigja e lutjeve të tij: “Heshtni aty e mos mëflisni!” [Muminunë 108].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 73 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 75