Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 73 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 73 nga 135 • Shqip


إِنَّا آمَنَّا بِرَبِّنَا لِيَغْفِرَ لَنَا خَطَايَانَا وَمَا أَكْرَهْتَنَا عَلَيْهِ مِنَ السِّحْرِ ۗ وَاللَّهُ خَيْرٌ وَأَبْقَىٰ 73
Përkthim:
Na besojmë Zotin tonë, që të na falë gabimet tona dhe magjitë, në të cilat na ke detyruar ti (Faraon). E, Perëndia është më i miri dhe më i vazhdueshmi (në shpërblime dhe dënime). Ta-Ha 20:73
Tefsiri:

"Ne besuam në Zotin tone. Ai na i faltë gabimet tona dhe magjitë që ti na detyrove

(t'i bënim). - Ne pendohemi për kufr-in dhe gjynahet tona. Besimi i shlyen të gjitha të këqijat, ashtu si pendimi i sinqertë fshin të gjitha gjynahet e shkuara. Vini re! Ata thanë: “Ai na i faltë gabimet tona dhe magjitë që ti na detyrove (t'i bënim).” Pra, duket ata nuk e bënë atë punë me dëshirën e tyre, por ishin të detyruar nga Faraoni. Ajo që kuptohet është se, kur Musai i këshilloi: “Mjerë ju! Mos trilloni gënjeshtra kundër Allahut dhe t’ju shkatërrojë me dënim. Nuk ka dyshim, se ai që trillon (gënjeshtra kundër Allahut), ka për të dështuar.”, ndikoi fort në zemrat e tyre, prandaj edhe filluan polemikat mes tyre rreth përballjes. Por Faraoni i detyroi të mbanin një qëndrim të caktuar dhe të fokusoheshin në punën që e kryen më pas. Kjo shpjegon edhe faktin se ata thanë të njëjtat fjalë që tha Faraoni për Musain: “Këta të dy janë magjistarë, që duan t’ju nxjerrin nga atdheu juaj me magjinë e tyre...”. Kështu, ata vazhduan me planin që Faraoni kishte hartuar dhe që ua kishte bërë të detyrueshëm për zbatim. Mbase ishte pikërisht ky detaj, që Zoti i mëshiroi. Ata nuk e dëshironin ta kundërshtonin të vërtetën me kotësi, por vepruan, si i thonë: “me sy mbyllur” dhe të detyruar nga Faraoni. Mbase ky reflektim në zemrat e tyre pas këshillës së Musait, bëri që ata t’i mëshironte Zoti dhe t’ua hapte zemrat për imanin e pastër dhe pendimin e sinqertë. Pastaj ata thanë:

Allahu është më i Miri dhe i Përjetshmi." -

Allahu është më i Miri shpërblyes dhe na ka premtuar mirësi më të mëdha se ato që na ofron ti. Gjithashtu, shpërblimi i Tij është i përhershëm dhe do të mbetet gjithmonë. Në çdo rast në Kur'an, kur Allahu tregon historinë e Musait dhe Faraonit me magjistarët, ka përmendur se Faraoni i kërcënoi ata se do t’ua këpuste duart e këmbët dhe se do t’i varte në trungje palmash, por asnjëherë nuk është thënë se Faraoni e ekzekutoi këtë ndëshkim. As në hadithe të sakta nuk thuhet se ai e bëri këtë. Që të themi me bindje se ai e ekzekutoi dënimin ose jo, kjo ka nevojë për hadith të saktë e argument të pranueshëm. Sidoqoftë, Allahu e di më mirë. Ndoshta, duke qenë se Faraoni i kërcënoi se do ta jepte atë ndëshkim dhe fakti se ai kishte pushtetin ta ekzekutonte, tregon në njëfarë mënyre se ai e ka kryer diçka të tillë. Gjithashtu, nëse nuk do ta kishte kryer, Allahu do ta përmendte diçka të tillë ose historianët do të zbulonin ndonjë gjë rreth saj.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 72 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 74