Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 78 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 78 nga 135 • Shqip


فَأَتْبَعَهُمْ فِرْعَوْنُ بِجُنُودِهِ فَغَشِيَهُمْ مِنَ الْيَمِّ مَا غَشِيَهُمْ 78
Përkthim:
E, Faraoni – me ushtrinë e tij, i ndoqi ata, e deti i mbuloi ata – me një mbulesë të madhe; Ta-Ha 20:78
Tefsiri:

Pastaj, Faraoni iu vu pas atyre

(bijve të Izraelit)

me ushtrinë e vet, por ata i mbuloi ajo që i mbuloi. -

Allahu i Madhëruar e urdhëroi Musain që të godiste detin me shkopin e tij. Kur ai e goditi, në det u hapën dymbëdhjetë shtigje. Në dy anët e shtigjeve ngrihej uji si mal i lartë. Rruga poshtë ishte krejt e thatë. Allahu i porositi që të mos kishin frikë as nga Faraoni, se mos i kapte, dhe as se mos mbyteshin në det. Kështu, ata ecën në rrugë e hapura nga Zoti i tyre. Mbas tyre u fut në këto shtigje edhe Faraoni me ushtrinë e tij. Ata vazhduan t’i ndiqnin, derisa hynë në det të gjithë ushtarët. Por, ndërkohë, i gjithë populli i Musait kishte dalë nga deti, prandaj Allahu e urdhëroi detin që të mbyllej dhe ta përpinte Faraonin me gjithë ushtri. Ata u mbuluan nga uji dhe u mbytën që të gjithë. Askush nuk shpëtoi. Bijtë e Izraelit e panë vetë se si u zhduk armiku i tyre më i përbetuar. Tashmë, Allahu ua kishte qetësuar shpirtin, duke e asgjësuar armikun e tyre. Ky është përfundimi i kufr-it dhe i mosbindjes ndaj Allahut:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 77 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 79