Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 79 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 79 nga 135 • Shqip


وَأَضَلَّ فِرْعَوْنُ قَوْمَهُ وَمَا هَدَىٰ 79
Përkthim:
Faraoni i solli humbje popullit të vet, e nuk e udhëzoi në rrugë të drejtë. Ta-Ha 20:79
Tefsiri:

Faraoni e çoi në humbje popullin e vet në vend që ta udhëzonte në rrugë të drejtë. -

Ai ua zbukuronte kufrin e shfrenimin, duke ua reklamuar si të mnira. Nga ana tjetër, Faraoni shpifte dhe trillonte lloj-lloj gënjeshtrash, për të shëmtuar mesazhin e Musait në sytë dhe zemrat e njerëzve. Atij nuk i interesonte aspak udhëzimi tek e mira, por i shtynte njerëzit në rrugët e humbjes dhe ndëshkimit të hidhur, i cili u filloi që në këtë jetë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 78 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 80