Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 80 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 80 nga 135 • Shqip


يَا بَنِي إِسْرَائِيلَ قَدْ أَنْجَيْنَاكُمْ مِنْ عَدُوِّكُمْ وَوَاعَدْنَاكُمْ جَانِبَ الطُّورِ الْأَيْمَنَ وَنَزَّلْنَا عَلَيْكُمُ الْمَنَّ وَالسَّلْوَىٰ 80
Përkthim:
O bijtë e Israelit, Na ju kemi shpëtuar juve nga armiku juaj, u kemi premtuar juve (shumë dhunti) në anën e djathtë të Turit, dhe u kemi dhënë menn – (një lloj ushqimi i ëmbël) dhe fëllanza. Ta-Ha 20:80
Tefsiri:

O bijt e izraelit! Ne ju shpëtuam prej armikut tuaj, ju dhamë një premtim

(për shpalljen e Teuratit)

në anën e djathtë të Turi Sinait dhe ju furnizuam me rrëshirë dhe me shkurtëza. -

Allahu i Madhëruar u kujton bijve të Izraelit mirësinë e Tij të madhe duke i shpëtuar nga Faraoni dhe duke e përmbytur armikun e tyre. Gjithashtu, Ai u kujton atyre mirësinë e madhe kur i premtoi Musait një takim në të djathtën e Malit Tur, për t’i shpallur atij Librin, në të cilin do të gjenin ligje të mrekullueshme. Kështu, Allahu do ta plotësonte edhe mirësinë e besimit e të fesë së tyre, pasi u dhuroi mirësitë e kësaj dynjaje. Allahu i Madhëruar u kujton atyre edhe mirësitë e Tij të shumta gjatë 40 vjetëve që u endën nëpër shkretëtirë. Ai i ushqeu për 40 vjet rresht me mena dhe selua, të cilat u vinin pa mundim e lodhje.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 79 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 81