Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 81 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 81 nga 135 • Shqip


كُلُوا مِنْ طَيِّبَاتِ مَا رَزَقْنَاكُمْ وَلَا تَطْغَوْا فِيهِ فَيَحِلَّ عَلَيْكُمْ غَضَبِي ۖ وَمَنْ يَحْلِلْ عَلَيْهِ غَضَبِي فَقَدْ هَوَىٰ 81
Përkthim:
Hani nga ushqimet e këndshme, me të cilat u kemi furnizuar ne juve, mos u bëni të azdisur në to, e t’ju arrijë zemrimi (dënimi) Im. Atë që e arrinë zemrimi Im, (ai) është i humbur! Ta-Ha 20:81
Tefsiri:
(Dhe ju thamë)

: "Hani nga të mirat që ju dhuruam, e mos i kaloni kufijtë dhe t’ju godasë Zemërimi Im!" -

Kënaquni me mirësitë e Allahut dhe jini mirënjohës për to. Por kujdes, “e mos i kaloni kufijtë dhe t’ju godasë zemërimi Im!” Mos e kaloni masën me këto mirësi që Zoti ju ka dhënë, duke i përdorur ato në poshtërsi e mosbindje. Nëse bëni diçka të tillë, mbi ju do të godasë zemërimi dhe ndëshkimi Im. Dhe dijeni, o të mjerë, se:

Dhe ata që i godet zemërimi Im shkatërrohen, vërtet. -

Ai ka për t’u poshtëruar dhe shkatërruar, ka për tëdështuar dhe humbur gjithçka. Zemërimi është e kundërta e kënaqësisë së Zotit. Kështu përfundon ai të cilin e godet zemërimi i Zotit. Megjithatë, pendimi gjithmonë është i mundshëm, edhe sikur njeriu të ketë bërë shumë poshtërsi, prandaj i Madhëruari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 80 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 82