Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 86 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 86 nga 135 • Shqip


فَرَجَعَ مُوسَىٰ إِلَىٰ قَوْمِهِ غَضْبَانَ أَسِفًا ۚ قَالَ يَا قَوْمِ أَلَمْ يَعِدْكُمْ رَبُّكُمْ وَعْدًا حَسَنًا ۚ أَفَطَالَ عَلَيْكُمُ الْعَهْدُ أَمْ أَرَدْتُمْ أَنْ يَحِلَّ عَلَيْكُمْ غَضَبٌ مِنْ رَبِّكُمْ فَأَخْلَفْتُمْ مَوْعِدِي 86
Përkthim:
U kthye Musai te populli i vet, i zemruar dhe i pikëlluar. Tha: “O populli im, vallë, a nuk ju premtoi Zoti juaj premtim të mirë? A mos ju zgjat tepër koha (prej se jam ndarë nga ju), ose dëshironi ju, që t’ju godasë zemrimi i Zotit tuaj, e për këtë, nuk i jeni përmbajtur premtimit që më dhatë mua!” Ta-Ha 20:86
Tefsiri:

Musai u kthye te populli i vet i zemëruar e i pikëlluar... -

Kur Musai u kthye tek populli i vet, ishte i mbushur me zemërim e dëshpërim. Ai iu drejtua atyre duke u treguar se sa e shëmtuar ishte ajo që kishin bërë:

... dhe tha: “O populli im! A nuk ju premtoi Zoti juaj një premtim të mirë? -

A nuk ishte një premtim i mrekullueshëm shpallja e Teuratit?

Apo mos vallë ju duk kohë e gjatë e ju e harruat premtimin? –

Mos, vallë, ju duk kohë e gjatë 40 ditë për të pritur? Ky është njëri nga kuptimet e ajetit, i përkrahur nga shumica e mufesirëve. Kuptimi tjetër është: Mos, vallë, kaloi kohë e gjatë që nuk keni pasur profet mes jush dhe nuk dini si të veproni? Mos, vallë, janë zhdukur mësimet e tyre dhe ju jeni të paditur? Mos, vallë, ratë në idhujtari për shkak se ka humbur tradita e profetëve? Jo, sigurisht që nuk është kështu. Profetët dhe dituria profetike janë ende mes jush, prandaj çdo lloj justifikimi i tillë është i papranueshëm.

Apo dëshiruat të zbresë zemërimi nga Zoti juaj dhe e thyet besën që më patët dhënë?”. -

Mos doni që t’ju përfshijë zemërimi i Zotit tuaj? Në fakt, kështu është. Ju, o të mjerë, i jeni futur një rruge që shkakton zemërimin e Zotit. Ju keni shkelur besën se do t’i bindeshit Zotit tuaj. Musai u tha: “E shkelët besën që më patët dhënë mua”. Ju nuk vepruat siç ju porosita unë. Unë ju porosita të ishit këmbëngulës në rrugën e drejtë. Unë ju lashë Harunin si zëvendës, por ju nuk e dëgjuat as atë, ashtu siç nuk më dëgjuat mua, që nuk isha i pranishëm.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 85 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 87