Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 87 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 87 nga 135 • Shqip


قَالُوا مَا أَخْلَفْنَا مَوْعِدَكَ بِمَلْكِنَا وَلَٰكِنَّا حُمِّلْنَا أَوْزَارًا مِنْ زِينَةِ الْقَوْمِ فَقَذَفْنَاهَا فَكَذَٰلِكَ أَلْقَى السَّامِرِيُّ 87
Përkthim:
Ata u përgjegjën: “Na nuk e kemi thyer premtimin që të patëm dhënë ty me vullnetin tonë, por ne qemë të ngarkuar me peshë të rëndë – me stoli të popullit, andaj i hodhëm ato (në zjarr)”. Po kështu, i hodhi edhe Samirija, Ta-Ha 20:87
Tefsiri:

Ata thanë: “Ne nuk e thyem besën, që të patëm dhënë me vullnetin tonë. Por, Ne ishim ngarkuar rëndë me stolitë e popullit

(të Faraonit)

dhe i hodhëm ato

(në zjarr)

. Dhe këtë e bëmë se na tha Samiriju”. -

Nuk e bëmë me dëshirën dhe pasurinë tonë. Ne u ndiem në gjynah, sepse përvetësuam stolitë e florinjta të kibtij-ve (popullit të Faraonit), të cilat i kishim marrë borxh dhe, kur ndodhi eksodi, i morëm ato me vete. Ne i mblodhëm ato në një vend që, kur të kthehej Musai, ta pyesnim se si do tëvepronim me to.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 86 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 88