Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 97 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 97 nga 135 • Shqip


قَالَ فَاذْهَبْ فَإِنَّ لَكَ فِي الْحَيَاةِ أَنْ تَقُولَ لَا مِسَاسَ ۖ وَإِنَّ لَكَ مَوْعِدًا لَنْ تُخْلَفَهُ ۖ وَانْظُرْ إِلَىٰ إِلَٰهِكَ الَّذِي ظَلْتَ عَلَيْهِ عَاكِفًا ۖ لَنُحَرِّقَنَّهُ ثُمَّ لَنَنْسِفَنَّهُ فِي الْيَمِّ نَسْفًا 97
Përkthim:
(Musai) tha: “E, atëherë shko! – tërë jetën do të flasësh: “S’ka prekje (le të mos më prekë askush) dhe ty të është caktuar një premtim, i cili doemos do të zbatohet. Shiko në zotin tënd, të cilin ti e ke adhuruar vazhdimisht. Na, do ta djegim atë, e pastaj do ta hedhim atë në det – si pluhur. Ta-Ha 20:97
Tefsiri:

"Atëherë, ik! -

Largohu e qëndro larg prej meje!

Sa të jesh gjallë, ke për të thënë: “Mos më prekni!” -

Kështu do të ndëshkohesh në jetën e këtushme. Askush nuk do të të afrohet e askush nuk do të të prekë. Madje, edhe nëse dikush do të të afrohet, do t’i thuash: “Mos më prek dhe mos u afro pranë meje!” Ky ndëshkim ishte sepse Samiriju preku me dorë diçka që nuk e kish prekur askush tjetër dhe bëri diçka që askush nuk e kishte bërë më parë.

Përveç kësaj ty të pret edhe një afat

(dënimi)

, që nuk do të thyhet. -

Kur të vijë afati i përcaktuar, do të shpërblehesh për atë që ke bërë, mirë ose keq.

Tani shikoje zotin tend, që e adhurove me përkushtim! Ne do ta djegim atë dhe do ta shpërhapim nëpër det”. -

Shikoje viçin që e adhurove! Ne do ta djegim atë dhe hirin e tij do ta shpërndajmë nëpër det. Dhe kështu veproi Musai. Nëse viçi do të ishte vërtet zot, ai do të mbronte veten kundër atyre që po e shkatërronin. Me sa duket, adhurimi i këtij viçi kishte zënë vend në zemrat e bijve të Izraelit, prandaj Musai e shkatërroi mu para syve të tyre dhe e shpërndau në det, që ata të mos mundeshin më që ta ribënin, nga njëra anë, dhe që dashuria për të të largohej nga zemrat e tyre, ashtu siç do të zhdukej trupi i tij në ujë, nga ana tjetër. Gjithashtu, nëse do ta linte viçin siç ishte, kjo do të përbënte fitne, sepse zemrat do të prireshin drejt të kotës. Kur iu bë e qartë kotësia e adhurimit të statujës së viçit, Musai u kujtoi bijve të Izraelit se kush e meriton në të vërtetë adhurimin si Një i vetëm dhe i Pashoq:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 96 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 98