Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 98 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 98 nga 135 • Shqip


إِنَّمَا إِلَٰهُكُمُ اللَّهُ الَّذِي لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۚ وَسِعَ كُلَّ شَيْءٍ عِلْمًا 98
Përkthim:
Zoti juaj është vetëm Perëndia; që s’ka zot tjetër përveç Tij; që dijenia e Tij i përfshinë të gjitha gjërat!” Ta-Ha 20:98
Tefsiri:

Por Zoti juaj

(që meriton adhurimet)

është vetëm Allahu. Përveç Tij nuk ka zot tjetër

(të denjë për adhurim)

dhedituria e Tij përfshin çdo gjë. -

Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër me meritë, përveç Allahut të Madhëruar. Ai është i vetmi që meriton adhurimet. Vetëm Allahu meriton ta duash, ta shpresosh, t’i fikësohesh, t’i lutesh, sepse Ai është i Ploti, Absoluti në emrat dhe cilësitë e Tij të mrekullueshme. Dituria e Tij ka përfshirë gjithçka. Të gjitha mirësitë, pa përjashtim, janë dhuratë e Tij. Vetëm Ai largon të këqijat dhe të shpëton prej tyre. Nuk ka tjetër të adhuruar me meritë përveç Allahut. Ai është i vetmi të Cilit i duhen përkushtuar të gjitha adhurimet e nënshtrimi i plotë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 97 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 99