Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 1 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 1 nga 112 • Shqip


اقْتَرَبَ لِلنَّاسِ حِسَابُهُمْ وَهُمْ فِي غَفْلَةٍ مُعْرِضُونَ 1
Përkthim:
Ju ka afruar njerëzve llogarie e tyre (e veprave të tyre), e ata, janë të pakujdesshëm e janë shmangur. El-Enbija 21:1
Tefsiri:

Gjithnjë e më shumë po u afrofet njerëzve Dita e Llogarisë, por ata nuk i kushtojnë vëmendje dhe i shmangen. –

Vërtet, me disa njerëz është për t’u habitur. Atyre nuk u bën dobi asnjë lloj paralajmërimi. Ata nuk duan t’ia dinë për asnjë lloj kërcënuesi e paralajmëruesi, ndërkohë që llogaria e tyre po afron. Shumë shpejt ata do të marrin atë që meritojnë për veprat e mira ose të këqija që kanë bërë e, megjithatë, ata vazhdojnë të jenë të painteresuar ndaj qëllimit për hir të të cilit u krijuan. Nuk duan t’ia dinë nga kërcënimet e qortimet, a thua se janë krijuar vetëm për këtë jetë dhe vetëm për dëfrime. Allahu i Madhëruar vazhdimisht i përsërit qortimet dhe paralajmërimet për ta, kurse ata vazhdojnë të zhyten thellë e më thellë në hutimin dhe dëfrimet e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 135 E ardhshme El-Enbija • Ajet 2