Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 2 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 2 nga 112 • Shqip


مَا يَأْتِيهِمْ مِنْ ذِكْرٍ مِنْ رَبِّهِمْ مُحْدَثٍ إِلَّا اسْتَمَعُوهُ وَهُمْ يَلْعَبُونَ 2
Përkthim:
Atyre nuk u erdhi nga Zoti i tyre kurrfarë paralajmërimi i ri, e që ata të mos e përgjojnë atë, duke u tallur me të, El-Enbija 21:2
Tefsiri:

Sa herë që u vjen ndonjë këshillë e re nga Zoti i tyre, ata e dëgjojnë atë si me tallje. -

Përmes shpalljeve e paralajmëruesve, Zoti u kujton dhe u mëson krijesave gjërat që u sjellin dobi, duke i nxitur për t’i kryer ato, me shpërblimet e shumta që u premton. Ai i mëson që të ruhen nga çdo gjë që i dëmton dhe i paralajmëron që të largohen prej tyre. Por ata i dëgjojnë këto mësime dhe më pas i shpërfillin ato. Njerëzit harrojnë se nuk do të kenë më asnjë justifikim para Zotit për mohimin e tyre. Ashtu vazhdojnë të përhumben, duke luajtur e dëfryer me kënaqësitë e kësaj bote:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 1 E ardhshme El-Enbija • Ajet 3