Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 100 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 100 nga 112 • Shqip


لَهُمْ فِيهَا زَفِيرٌ وَهُمْ فِيهَا لَا يَسْمَعُونَ 100
Përkthim:
Ata do të kenë në të (zjarr) gërhamë (frymënxjerrje me zë) dhe ata në të (zjarr) nuk do të dëgjojnë (asgjë). El-Enbija 21:100
Tefsiri:

Atje ata do të gulçojnë... -

Nga ndëshkimi i rëndë, ata do të marrin frymë me vështirësi.

... dhe as nuk do të dëgjojnë. -

Ata do të jenë të verbër, të shurdhër dhe memecë. Ata nuk dëgjojnë asnjë zë tjetër veç ushëtimës së xhehenemit nga që vlon fort dhe plot urrejtje për mohuesit. Duhet kuptuar se idhujt që do të hyjnë në zjarr së bashku me adhuruesit e tyre nuk janë vetëm putat, por edhe ata njerëz ose xhindë që kanë qenë të kënaqur me shirkun dhe adhurimet që këta idhujtarë u kanë bërë. Ndërsa Mesihu (a.s), Uzejri ose melekët e Zotit, që kanë qenë rob të mirë të Allahut, edhe pse janë adhuruar nga një pjesë idhujtarësh, do të jenë shumë larg zjarrit dhe të sigurt nga ndëshkimi i tij. Këta i përfshin fjala e Allahut në vijim:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 99 E ardhshme El-Enbija • Ajet 101