Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 99 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 99 nga 112 • Shqip


لَوْ كَانَ هَٰؤُلَاءِ آلِهَةً مَا وَرَدُوهَا ۖ وَكُلٌّ فِيهَا خَالِدُونَ 99
Përkthim:
Sikur këta të ishin zotra, nuk do të vinin te ajo (skëterra), dhe, të gjithë (edhe adhuruesit edhe të adhuruarit) – do të mbeten përherë në të. El-Enbija 21:99
Tefsiri:

Sikur këta të kishin qenë zota, nuk do të futeshin në të

(në xhehenem)

. Por ata që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë. -

Ky ngjan me ajetin tjetër: “Ai do t’i ringjallë ata, për t’ua bërë të qartë të vërtetën e asaj rreth së cilës kishin kundërshtime dhe për ta ditur mirë jobesimtarët se ishin gënjeshtarë.” [Nahl 39]. Kështu, të gjithë bashkë, të adhuruar dhe adhurues, do të jenë të gjithë në Xhehenem të përjetshëm. Ata nuk kanë për të dalë kurrë prej andej dhe nuk do të kenë as lehtësim dënimi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 98 E ardhshme El-Enbija • Ajet 100