Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 98 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 98 nga 112 • Shqip


إِنَّكُمْ وَمَا تَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ حَصَبُ جَهَنَّمَ أَنْتُمْ لَهَا وَارِدُونَ 98
Përkthim:
Me të vërtetë, ju dhe ata që i adhuroni, - përpos Perëndisë, jeni lëndë djegëse të xhehennemit. Ju, do të vini në të. El-Enbija 21:98
Tefsiri:

Pa dyshim ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e xhehenemit. Ju atje

(pranë tij)

do të kaloni. -

Ju dhe çdo gjë që adhuruat veç Allahut do të jeni lënda djegëse e Xhehenemit. Ju së bashku me idhujt tuaj do të hyni në Zjarr. Në fakt, putat janë sende, që nuk kanë asnjë përgjegjësi, por megjithatë, Zoti do t’i fusë së bashku me adhuruesit në Xhehenem. Kjo ka urtësi në vetvete. Së pari, ky veprim bëhet për ta kuptuar se adhurimi i tyre ishte një mashtrim i shejtanit. Së dyti, ai shërben si ndëshkim plus për ata që i kanë adhuruar këta idhuj dhe tashmë, kur më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmën e tyre, ata nuk mund t’i ndihmojnë aspak. I Madhëruari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 97 E ardhshme El-Enbija • Ajet 99