Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 17 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 17 nga 112 • Shqip


لَوْ أَرَدْنَا أَنْ نَتَّخِذَ لَهْوًا لَاتَّخَذْنَاهُ مِنْ لَدُنَّا إِنْ كُنَّا فَاعِلِينَ 17
Përkthim:
Sikur Na, të donim ta merrnim atë për argëtim, Na do ta merrnim atë prej anës Sonë (ashtu si i përket madhërisë Sonë), por, Ne nuk e bëjmë këtë, El-Enbija 21:17
Tefsiri:

Po të kishim dashur argëtim, Ne do ta bënim si i shkon madhështisë Sonë

(pa e ditur ju)

, por nuk e bëmë diçka të tillë. -

Edhe sikur të supozohej kjo gjë, e cila është e pamundur, Ne do ta bënim diçka të tillë fshehtas në Veten Tonë, pa jua treguar juve, sepse kjo do të ishte një mangësi e kotësi. Ky do të ishte një shembull i keq, që nuk do t’jua shfaqnim juve. Qëllimi i qiejve dhe i tokës, që ju i shihni vazhdimisht, nuk mund të jetë kurrsesi kotësia dhe loja. Kjo është thjesht një ide që vjen nga mendjet e vogla. Allahu u sjell njerëzve çdo lloj argumenti, që t’i bindë ata. Sa i dashur, i butë dhe sa i mëshirshëm është Allahu i Lartësuar! Sa i urtë është Ai, që çdo gjë e vendos në vendin që i takon.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 16 E ardhshme El-Enbija • Ajet 18