Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 18 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 18 nga 112 • Shqip


بَلْ نَقْذِفُ بِالْحَقِّ عَلَى الْبَاطِلِ فَيَدْمَغُهُ فَإِذَا هُوَ زَاهِقٌ ۚ وَلَكُمُ الْوَيْلُ مِمَّا تَصِفُونَ 18
Përkthim:
por Ne, me të vërtetë gjuajmë të keqen, e ajo (e vërteta) e shkatërron atë (gënjeshtrën) dhe kështu ajo zhduket. Dhe, kuku për ju, për atë që i mvishni (Perëndisë). El-Enbija 21:18
Tefsiri:

Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila triumfon mbi të dhe e zhduk fare. -

Allahu i Madhëruar na njofton se ka marrë vetë përsipër që ta lartësojë e forcojë të vërtetën dhe ta mposhtë të kotën. Kundër çdo të kote, për të cilën flitet e polemizohet, Allahu vendos dhe sjell argumente, dituri dhe fakte të qarta, për ta shkatërruar dhe mposhtur atë, aq sa çdokujt t’i bëhet e qartë se ajo është e kotë, siç thuhet në Kur'an: “Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila triumfon mbi të dhe ajo zhduket.” Ky parim qëndron për të gjitha çështjet fetare. Sa herë që një i devijuar bën ndonjë shtrembërim në fenë e Zotit, - qoftë në arsyetimet logjike, qoftë në argumentet tradicionale - për të mbrojtur kotësinë e tij ose për të hedhur poshtë të vërtetën, do të gjesh patjetër në argumentet e Allahut fakte të prera dhe të padiskutueshme, që do ta shkatërrojnë atë mendim të gabuar, derisa kotësia e tij t’i bëhet e qartë çdokujt. Kjo arrihet po të bësh një lexim të plotë të çështjeve të ndryshme, një për një.

Mjerë ju për ato që trilloni! –

Ky ajet iu drejtohet të gjithë atyre që shpifin dhe trillojnë për Zotin gënjeshtra, si, për shembull, ata që thonë se Ai ka djalë, ose ka grua, ose ka shokë e partnerë të barabartë me Të. Për të gjitha këto shpifje ju pret mjerimi, dëshpërimi e trishtimi. Gënjeshtrat tuaja nuk kanë për t’ju sjellë ndonjë fitim, ashtu siç shpresoni. Kurrë nuk do të arrini atje ku synoni, por do të ndodhë pikërisht e kundërta dhe do të dështoni në çdo hap që hidhni.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 17 E ardhshme El-Enbija • Ajet 19