Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 35 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 35 nga 112 • Shqip


كُلُّ نَفْسٍ ذَائِقَةُ الْمَوْتِ ۗ وَنَبْلُوكُمْ بِالشَّرِّ وَالْخَيْرِ فِتْنَةً ۖ وَإِلَيْنَا تُرْجَعُونَ 35
Përkthim:
Çdo person do ta shijojë vdekjen! Na ju vëmë në sprovë juve – me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni. El-Enbija 21:35
Tefsiri:

Çdo njeri do ta shijojë vdekjen. Dhe Ne ju sprovojmë

(në këtë botë)

me të keqen e me të mirën. Dhe të gjithë ju te Ne do të ktheheni. -

Çdo gjë mbi tokë do të zhduket një ditë. “Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen.” Kjo thënie i përfshin të gjitha krijesat. Vdekja është një kupë që do ta pijë çdo krijesë, sado jetë të gjatë të bëjë në këtë botë. Për këtë arsye, njeriu duhet ta kuptojë mirë se është Allahu Ai që e ka vendosur në këtë botë dhe ka caktuar për të ligje e urdhëresa, e sprovon me të mira dhe me fatkeqësi, me pasuri dhe me varfëri, me krenari dhe poshtërim, me jetë dhe me vdekje. Të gjitha këto Zoti i bëri që të na sprovojë se kush do të bëjë vepra më të mira, kush do të rrëzohet gjatë sprovave dhe kush do të durojë e do të qëndrojë. Pastaj tek Allahu do të jetë kthimi i të gjithëve, që të na shpërblejë e ndëshkojë sipas veprave tona. Nëse kemi bërë punë të mira, Ai do të na shpërblejë e shumëfishojë shpërblimin, me mirësinë e bujarinë e Tij. E nëse kemi bërë keq, do të marrim atë që meritojmë, sikurse thotë i Madhëruari: “Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve .” [Fusilet 46]. Ky ajet kuranor tregon qartë se është i gabuar mendimi i atyre që thonë se Hidri jeton ende në tokë. Ata nuk bazohen në ndonjë fakt për këtë, madje qëndrimi i tyre bie ndesh me këtë ajet dhe me argumente të tjera të Sheriatit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 34 E ardhshme El-Enbija • Ajet 36