Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 36 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 36 nga 112 • Shqip


وَإِذَا رَآكَ الَّذِينَ كَفَرُوا إِنْ يَتَّخِذُونَكَ إِلَّا هُزُوًا أَهَٰذَا الَّذِي يَذْكُرُ آلِهَتَكُمْ وَهُمْ بِذِكْرِ الرَّحْمَٰنِ هُمْ كَافِرُونَ 36
Përkthim:
E, kur mohuesit të marrin ty vetëm si objekt talljeve (dhe thonë): “A ky është ai që po i përmend zotrat tuaj?” E, ata janë mohues në të përmendurit e Mëshiruesit të Gjithmbarshëm. El-Enbija 21:36
Tefsiri:

E kur të shohin ty ata që nuk besojnë, të marrin me tallje. “Ky është

(thonë ata)

ai që përgojon zotat tuaj?” -

Kjo tregon mohimin e fortë të tyre. Idhujtarët çdo herë që e shihnin Profetin (a.s), talleshin me të dhe thoshin me nënçmim: "Ky është ai që përgojon zotat tuaj?! Ky është ai i shkreti dhe qyqari që tallet me idhujt tuaj?! Mos pyesni fare për të, por përçmojeni!" Mendo për krimin e madh të tyre. Ata talleshin e përçmonin më të mirin e krijesave, në të gjitha aspektet e tij. Një nga vlerat më të larta të tij ishte sinqeriteti në adhurimin që i kushtonte Allahut, duke u larguar nga çdo formë idhujtarie. Ai është njeriu më i nderuar dhe më i respektuar. Ndërsa mohuesit kishin të gjitha të këqijat. Ishin ata që e meritonin talljen dhe nënçmimin. Do të mjaftonte si poshtërim për ta fakti që ata mohonin Zotin dhe refuzonin Profetin dhe Shpalljen që Zoti i dha atij. Kjo i shndërroi ata në krijesat më të poshtra, më të pavlera, më të shëmtuara dhe më të urryera.

Dhe ata blasfemojnë kur përmendet i Gjithmëshirëshmi

(Rrahmani). - Edhe nëse e kujtojnë ndonjëherë Rahmanin, e bëjnë këtë duke e përzier me idhujtari. Atëherë, ç’mund të mendosh për gjendjet e tjera, kur nuk e kujtojnë aspak Allahun?! Mendo pak! Në ajet është përdorur emri “i Gjithëmëshirshmi”, për të theksuar se sa e shëmtuar ishte sjellja e tyre. Pra, sikur thuhet: Si është e mundur që t’i përgjigjeni me mohim dhe idhujtari të Gjithëmëshirshmit, i cili është dhuruesi i të gjitha mirësive dhe shpëtimtari nga çdo ligësi e fatkeqësi?! Nuk ka asnjë mirësi që të mos e ketë dhuruar Rahmani dhe është po Ai që ruan nga çdo ligësi. Atëherë, si është e mundur që të mohoni dhe të bini në idhujtari?!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 35 E ardhshme El-Enbija • Ajet 37