Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 52 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 52 nga 112 • Shqip


إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِ مَا هَٰذِهِ التَّمَاثِيلُ الَّتِي أَنْتُمْ لَهَا عَاكِفُونَ 52
Përkthim:
kur ai i tha babës së vet dhe popullit të tij: “Ç’janë këta idhuj, që ju po i adhuroni kaq shumë?” El-Enbija 21:52
Tefsiri:

Kur ai i tha babait dhe popullit të vet: “Ç’janë këto statuja që adhuroni?” -

Këta janë thjesht disa puta ose statuja, që ju i keni gdhendur me duart tuaja në formën e disa krijesave dhe në mënyrë të pakuptimtë u dedikoni adhurime. Çfarë vlere apo merite kanë ata, që t’u përkushtohesh e përulesh me adhurime e lutje? Ku është logjika juaj? Mos jeni çmendur vallë, që humbisni kohën me adhurime të kota, që ua përkushtoni këtyre sendeve pa jetë e të padobishme? I gdhendni me duart tuaja dhe pastaj u përgjëroheni t’ju ndihmojnë?! Kjo vërtet është e habitshme! Adhuroni sende që vetë i ndërtoni? Përgjigjja e tyre vjen pa asnjë argumentim dhe arsyetim të logjikshëm, por si përgjigje e një të mangëti, që nuk di çfarë të thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 51 E ardhshme El-Enbija • Ajet 53