Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 53 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 53 nga 112 • Shqip


قَالُوا وَجَدْنَا آبَاءَنَا لَهَا عَابِدِينَ 53
Përkthim:
Ata thanë: “Kemi gjetur se baballarët (të parët) tanë i adhuronin këta”. El-Enbija 21:53
Tefsiri:

Ata i thanë: “Kështu pamë të parët tanë, që i adhuronin ato.” -

Kështu bënin të parët tanë, e kështu bëjmë edhe ne. Ne ndjekim rrugën e tyre dhe kryejmë ato adhurime që bënin ata. Dihet mirë se veprat e krijesave kurrë nuk mund të merren si argument mbrojtës, përveç veprave të profetëve. Askush nuk mund të arsyetohet duke marrë si shembull të parët e tij, sidomos në themelet e fesë dhe të besimit, siç është edhe çështja më e rëndësishme, teuhidi i Zotit të botëve. Ajo mbështetet veçse në shpallje dhe dritë nga vetë Zoti, e jo në pasimin e verbër të të parëve. Për këtë arsye, Ibrahimi (a.s), duke u treguar se janë të gjithë në humbje, tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 52 E ardhshme El-Enbija • Ajet 54