Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 63 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 63 nga 112 • Shqip


قَالَ بَلْ فَعَلَهُ كَبِيرُهُمْ هَٰذَا فَاسْأَلُوهُمْ إِنْ كَانُوا يَنْطِقُونَ 63
Përkthim:
(Ibrahimi) tha: “Jo, por këtë e ka bërë ky i madhi (idhulli) i tyre, e pyetni ata, nëse (mund të) flasin”. El-Enbija 21:63
Tefsiri:

Ibrahimi u përgjigj: “Atë e ka bërë i madhi i tyre.” -

I theu ky, që ju e quani të madh, sepse u zemërua me ta. U zemërua se nuk donte që edhe ata të adhuroheshin si ai. Ai donte që ju të adhuronit vetëm atë, si idhulli më i madh që është, e jo këta të vegjëlit. Me këto fjalë, Ibrahimi donte që ta bënte popullin të logjikonte dhe të kuptonte kotësinë e asaj që bënin, prandaj dhe u tha:

“Pyesni vetë ata, nëse mund të flasin!” -

Pyesni këto puta të thyera, përse i theu puta e tyre e madhe? Pastaj pyesni edhe putën tuaj të madhe, përse i theu të voglat? Pyetini ata, nëse mund të flasin dhe t’ju sqarojnë! Nëse mund të flasin, sigurisht që do t’ju sqarojnë. Por si unë, edhe ju e dini mirë se ata nuk mund të flasin, nuk mund të të bëjnë mirë dhe as të të ruajnë nga e keqja; madje ata, as veten e vet nuk mund të ndihmojnë e ta shpëtojnë, nëse dikush i dëmton.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 62 E ardhshme El-Enbija • Ajet 64