Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 64 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 64 nga 112 • Shqip


فَرَجَعُوا إِلَىٰ أَنْفُسِهِمْ فَقَالُوا إِنَّكُمْ أَنْتُمُ الظَّالِمُونَ 64
Përkthim:
E, u kthyen ata dhe i thanë (njëri-tjetrit): “Me të vërtetë, ju jeni zullumqarë”. El-Enbija 21:64
Tefsiri:

Ata u ndalën pak dhe, pasi u menduan, i thanë njëri-tjetrit: “Vërtet, keqbërësit jeni ju vetë.” -

Ata iu kthyen logjikës së pastër dhe e menduan mirë çështjen. Kështu, e kuptuan se adhurimi i statujave ishte diçka e kotë. Atëherë, e pranuan se kishin rënë në idhujtari dhe i thanë njëri-tjetrit: “Vërtet, keqbërësit jeni ju vetë”. Në këtë mënyrë u arrit qëllimi i Ibrahimit (a.s) që t’i bënte ata ta kuptonin kotësinë e asaj që mbronin dhe se ajo vepër ishte mohim i Zotit dhe padrejtësi e madhe. Por ata të mjerë nuk vazhduan gjatë në këtë gjendje, sepse iu kthyen prapësisë dhe përsëri zgjodhën humbjen dhe devijimin:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 63 E ardhshme El-Enbija • Ajet 65